​Haradinaj kërkon votën e qytetarëve: Do të jemi me ju në kohë të vështira dhe të mira

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërndarë një video në Facebook ku ka kërkuar votën për subjektin që ai drejton nga qytetarët e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se AAK-ja ka vendosur të shkurtojë fushatën zgjedhore tradicionale për shkak të pandemisë në vetëm pesë ditë.
Haradinaj ka siguruar se Aleanca është me qytetarët edhe në kohë të vështira edhe në kohë të mira, duke shtuar se Aleanca garon me numrin 121 dhe është shprehur se ndjehet i nderuar të kërkojë votën e qytetarëve./21Media

Back to top button