​Holanda mposht Austrinë, kualifikohet tutje në “Euro 2020”

 
Ka përfunduar ndeshja e Grupit C të “Euro 2020” mes Holandës dhe Austrisë, ku pas 90’ minutave lojë në stadiumin “Johan Cryff Arena”, vendasit kanë shënuar fitore prej 2:0.
Fillimisht, ishte sulmuesi Memphis Depay ai i cili shënoi për 1:0 nga pika e bardhë, kurse në pjesën e dytë, mbrojtësi Denzel Dumfries shënon për 2:0.
Depay e zhbllokoi rezultatin nga penalltia në minutën e 11’, duke ia dhuruar epërsinë Holandës, kurse Dumfries e vulosi fitoren e holandezëve, duke shënuar në minutën e 67’ për 2:0.
Grupi C e mbyll xhiron e dytë të Euro 2020 me Holandën në krye të tabelës me gjashtë pikë, kurse në vend të dytë gjendet Ukraina me tre pikë, aq sa ka edhe Austria në vend të dytë, kurse me asnjë pikë të arkëtuar në vend të fundit gjendet Maqedonia e Veriut.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Holandës dhe Austrisë është 2:0 në favor të vendasve.

Back to top button