Hospitalizohet pasi u sulmua nga motra e vet
Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj.
Rasti ka ndodhur dje në mëngjes në Obiliq, ku si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar.
Në raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media