​Hoti: Idetë e PDK-së e kanë pasuruar Projektligjin

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e ka vlerësuar si ndër më të mirat dhe mëdha në rajon e më gjerë.

Kreu i ekzekutivit në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e kësaj pako ekonomike, duke falënderuar PDK-në tha se katër amendamentet e tyre e pasurojnë Projektligjin.

“Pako jonë për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxheti për vitin 2020 prej 365 milionë euro është shpërndarë në masën më të madhe, 80 përqind është shpërnda. Në bazë të studimit të FMN-së në terma relativ, pako jonë është ndër më të mëdha në rajon dhe më gjerë, si përqindje e bruto produktit vendor. Besoj që për atë që kemi pasur mundësi kemi mburritur dy efekte. Parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe parandalojmë që familjet të bien nën pragun e varfërisë”, tha ai.

Hoti para deputetëve paraqiti në detaje përfitimet e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Skema për fondin e garantive të kredive që e rritë mbulueshmërinë e kredive që marrin bizneset deri në 80 përqind. Këtu po flasim për qindra miliona euro investime nga kompanitë private dhe që janë të financuara nga banka komerciale. Një skemë e veçantë e këtij fondi që shkojnë vetëm në bujqësi dhe plotë skema të reja pjesë e këtij fondi. Ajo që është e veçantë në këtë ligj është tërheqja e 10 përqind nga Trusti Pensional që nënkupton mbi 200 milionë shtesë në qarkullimin shtesë në ekonomi dhe buxhetin e familjeve në Kosovë. Madje përdorimi i mjeteve për fondin e privatizimin për fondin e vitit 2021 që është pjesë e buxhetit të ardhshëm. E po ashtu një listë e gjatë e lehtësirave për bizneset që është shtyrja e tatimit për korporatave, lirimi i bizneseve për ndëshkime në pagesat e tatimeve”, tha ai.

Krahas kësaj, Hoti tha se tha se Katër amendamentet e PDK-së e kanë pasuruar pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

“Dëshirojë t’i falënderojë publikisht për mbështetjen e këtij Ligji, ju e dini që i kanë ftu dy partitë opozitare të bëhen pjesë e këtij projektligji me propozime, besoj që këto 4 amendamente e kanë pasuruar këtë ligj. Sigurisht ligji tashmë ka një kosto më të madhe”, tha ai.

Back to top button