​Hyseni: E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan

 
Nga numërimi i 96% të vendvotimeve, në Komunën e Gjilanit po prinë Alban Hyseni nga LVV me 51,13% të votave, ndërsa Lutfi Haziri nga LDK ka 48,87% të votave.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka thënë se fushatën ka filluar me bindjen se do të sjellin ndryshimi historik në Gjilan.
Ai është shprehur i sigurt për programet për çka ka thënë se nuk kanë premtuar të pamundurën, dhe se ata nuk premtojnë gjëra të parealizueshmë.
Hyseni theksoi se nuk kanë premtuar të pamundurën.
“E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan. E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re. Ju e dëshmuat se ndryshimi jeni ju, e vetmja që na duhet tash është durimi që bashkërisht të i ndërtojmë ditët e mira. Jemi të sigurtë në projektet e programet që i kemi, e që bashkë t’ia nisim rrugës për ngritjen e përfundimin e tyre. Ne nuk kemi premtuar të pamundurën, ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme. Ne kemi premtuar të pamundurën që shohim sot, por që e kthejmë në realitet, me shumë punë e përkushtim. Nuk ka më pritje, tash e tutje të ardhmen e ndërtojmë bashkë. Qeverisja jonë është gjithëpërfshirëse e si e tillë, tash e tutje, bashkëqeverisim në çdo lagje, çdo fshat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha komunitetet, për të gjitha bizneset, e mbi të gjitha për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Ju, mund të mbështeteni në zanin e ri e udhëheqjen e re që e sollëm bashkë”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Më 14 nëntor, qytetarët votuan në 21 komuna për të zgjedhur kryetarët e rinj./21Media

Back to top button