Ia vuri zjarrin veturës së familjes së vet, arrestohet
Një person është arrestuar mbrëmë, për shkak se veturës së familjes së tij ia kishte vu zjarrin e cila ishte djegur në tërsi.
Rasti ka ndodhur në Pejë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
I dyshuari sipas familjarëve të tij ka probleme shëndetësore dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media