​IKShPK: Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

 
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohet kundër COVID-19.
Derisa thonë se vaksinimi është metoda më e mirë dhe më efikase në luftën kundër COVID-19, IKShPK thekson se mosvaksinimi dërgon në masa rigoroze në vjeshtë.
“Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!  Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!  Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!  Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima”, thuhet ndër të tjera në postimin e IKShPK-së./21Media

Back to top button