​Iniciohet debat parlamentar në Kuvend për ngritjen e çmimeve

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës, për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.
Shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për medie, ka thënë se ngritja e çmimeve është një problem shqetësues dhe duhet të adresohet në legjislativ.
Tahiri ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklarimet e tij për rolin e qeverisë në ngritjen e çmimeve.
“A është Albin Kurti i tanishmi që thotë se qeveria nuk i rritë çmimet, apo i atëhershmi i cili thoshte se do të intervenon për ulje të çmimeve. A ka mashtruar atëherë, apo është e vërtet ajo çka po thotë tash”, ka thënë ai.
Ndërkohë, vendimet e fundit të qeverisë për ndihma ndaj qytetarëve, Tahiri i ka quajtur si elektorale.

Back to top button