​Ja kur pritet të fillojë përballja e Florian Markut me Chris Jenkins

Boksieri shqiptar Florian Marku sonte do të provojë që t’i mbrojë titujt në IBF në peshat e lehta në boks.
Marku do të përballet me britanikun Chris Jenkins ku do përpiqet të mbrojë titullin kampion bote në duelin që do të zgjatë dhjetë raunde.
Deri më tani në karrierën e tij Florian Marku ka dhjetë fitore dhe një barazim dhe do të hyjë në këtë duel si favorit ndaj Jenkins.
Dueli i Markut pritet të nisë nga ora 22:30.

Back to top button