​Juventusi e pëson edhe nga Verona

 
Juventusi nuk e ka shijuar fitoren tash e tri ndeshje në Serie-A pasi së fundi është mposhtur nga Verona me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 11-të të Serie-A.
Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke krijuar epërsi të dyfishtë me dy gola e realizuara nga Giovanni Simeone në minutat 11’ dhe 14’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve.
Në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” e kërkoi me ngul përmbysjen e rezultatit por nuk ia dolën dot edhe pse McKennie e rihapi sfidën me golin e tij të shënuar në minutën e 80’ nga afërsia.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Juventusin në Serie-A pas asaj ndaj Sassuolos si dhe barazimit me Interin në derbin e Italisë.
Pas 11 ndeshjeve, Juventusi ka 15 pikë në vendin e nëntë, kurse Verona është një pozitë më lartë me pikë të njëjta.

Back to top button