​Katar 2022, stadiumi i ndërtuar me konteinerë, miqësor me natyrën

Kupa e Botës shpalos gjithë madhështinë në Katar, vendi i vogël në sipërfaqe, por i madh në burime që ka ndërtuar 8 stadiume madhështore, vepra unikale të arkitekturës.
Njëri prej tyre është edhe “Stadium 974”.
Më kapacitet 40.000 vende dhe vetëm 8 km nga qëndra e Dohas do të presë 8 ndeshje deri në fazën përpara çerekfinaleve.
Është stadiumi i vetëm i ndërtuar nga 974 konteinerë anijesh dhe materiale të tjera që do të çmontohen tërësisht pas Kupës së Botës kur stadiumi nuk do të ekzistojë më.
Ideja është që të kursehen sa më shumë materiale për të pasur sa më pak emisione të gazrave të dëmshëm në natyrë.

Back to top button