​Kërcënimet për bombat në veri, flet policia

Alarmi për bomba është dhënë për disa shkolla në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në veri,Branislav Radoviq, i cili i tha se njoftimi është pranuar në ora 7:40 të ditës së sotme.
“Policia rreth orës 7 e 40 të mëngjesit të sotëm ka marrë informacionin se nëpër disa shkolla të veriut ka mjete shpërthyese në komunat Leposaviq Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut”, deklaroi Radoviq për KosovaPress.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa të gjithë nxënësit janë evakuuar nga këto objekte. /kp

Back to top button