​Komuna e Gjakovës kërkon propozime për zgjedhjen e sportistëve të dalluar

 
Edhe këtë vit, Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të bëjë përzgjedhjen e sportistëve të dalluar.
Komuna e Gjakovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në kuadër të organizimit korrekt të kësaj ngjarjeje, ka inkurajuar OJQ-të, klubet dhe shoqatat sportive që t’i dërgojnë propozimet e tyre për sportistët më të mirë, të cilët duhet të bëhen ekskluzivisht përmes klubeve sportive.
Detajet e dërgimit të propozimeve, i gjeni më poshtë në njoftimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport./21Media

Back to top button