​Kontrata e re, Messi ende nuk gjen pajtim me Blaugranët

 
Futbollisti argjentinas, Lionel Messi ende nuk është pajtuar me Barcelonën për një kontratë të re.
Sipas “Marka”, kishte një ngërç në negociata, edhe pse kohët e fundit dukej se nuk do të kishte probleme.
Messi ishte me pushime pas Kupës së Amerikës, ai mbërriti në Katalonia të enjten, megjithatë, ende nuk është arritur marrëveshje.
Gazeta spanjolle gjithashtu thekson se presidenti Joan Laporta është i vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë të bindësh Messin që të qëndrojë.
Shtohet se Messi nuk ishte kurrë më larg qëndrimit në Blaugrana.
Kujtojmë, kontrata e Messit përfundoi me Barcelonën, por ai pritej të nënshkruante një të re.
Sidoqoftë, kjo nuk ka ndodhur ende dhe pyetja është nëse kapiteni i ekipit do të fillojë sezonin e 18 -të në klub.

Back to top button