​Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik, tregon fuqinë e vërtetë kundër Turqisë

Ekipi i Kosovës, i përbërë nga Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani tregoi paraqitje inspiruese kundër dyshes impresive nga Turqia, Ocakci Müge dheBahar Toksoy, me këtë të fundit që është ish-reprezentuese e Kombëtares së Turqisë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke mposhtur me rezultat 2-0 (21-18, 21-18) në sete, për të siguruar gjysmëfinalen e madhe të dielën.
Vashat kosovare ishin dominuese dhe vetmohuese në secilin aksion të ndeshjes dhe të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi, arritën suksesin e madh në Balikesir të Turqisë.
Në gjysmëfinale, dyshja “Dardane” do të ndeshet me Turqinë 1, me fillim nga ora 10:40.
Në anën tjetër, ekipi i meshkujve i përbërë nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami, u mposht nga Moldavia me rezultat 2-0 (21-17, 21-15) në sete, për t’u përshëndetur nga kjo garë.
Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzoi ekipin e meshkujve për kompetitivitetin e treguar, teksa i uroi fat dhe suksese ekipit të femrave./21Media

Back to top button