​Kosova përballet me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Kombëtares së Suedisë në stadiumin “Friends Arena” në Suedi.
Kjo përballje do të jetë ndeshja e gjashtë për Kosovën në Grupin B për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Suedia dhe Kosova përballen me fillim nga ora 18:00 në “Friends Arena”.
Momentalisht, “Dardanët” pozicionohen në vendin e katërt në tabelë me katër pikë, kurse Suedia zë vendin e dytë me gjithsej nëntë pikë./21Media

Back to top button