​KQZ-ja mblidhet për certifikimin e rezultateve

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 10:00 për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvedin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”, ka thënë Elezi.

Kjo mbledhje e KQZ-së vjen pasi Gjykata Supreme ka mbyllur çështjen e ankesave në këtë institucion, ku ka hedhur poshtë shtatë ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve të ndryshëm./21Media

 

Back to top button