​Kryeministri italian paralajmëron dorëheqjen

Kryeministri italian Mario Draghi ka paralajmëruar dorëheqjen në krye të ekzekutivit. Akti i tij vjen si pasojë e përplasjeve brenda forcave politike që përbëjnë mazhorancën në Itali.
Draghi deklaroi se sonte do t’i dorëzojë presidentit të Republikës Sergio Mattarella dorëheqjen e tij, pasi bisedoi me të më shumë se një orë.
“Rrjedhimisht mazhoranca qeverisëse nuk ekziston më, ndaj në mbrëmje do të jap dorëheqjen”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit italian.
Lajmi për largimin erdhi pavarësisht se më herët gjatë ditës qeveria i mbijetoi një votëbesimi në Senat, gjatë një seance që u bojkotua nga senatorët e Lëvizjes 5 Yjet.
5 Yje e ish-kryeministrit Giuseppe Conte, ka kritikuar Draghin për mungesën e reformave por edhe për qasjen ndaj luftës në Ukrainë.
Vendimi, që është një sfidë e kryeministrit ndaj një shumice që e ka mbështetur në fillim, por që tani duket gjithmonë e më e ndarë, e përberë nga parti me ideologji dhe qasje të ndryshme, veçanërisht për ekonominë, sigurinë e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
I njohur ndryshe si SuperMario, 73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët evropiane, euro.
Ai drejtoi qeverinë italiane që prej 3 shkurtit të vitit 2021.

Back to top button