​Kurti e Haradinaj debatojnë për krizën energjetike

Në seancën e stome të Kuvendit të Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kruti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë debatuar rreth situatës me energjinë elektrike në vend.
Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga Kurti nëse Qeveria ka një strategji për t’u përballur me një krizë të mundshme energjetike. Kurti ka thënë se Kosova nuk është e varur në prodhimin e energjisë elektrike dhe se do të vazhdojë të implementojë strategjinë kombëtare që siç ka thënë ai është në përfundim e sipër.
Kurti i ka thënë Haradinajt që para se të arrijë në përfundim për gjendjen energjetike në Evropë, të mos bazohet në titujt e lajmeve pro t’i lexojë ato në tërësi.
Kurti ka thënë se Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjithë hapat për planifikim dhe ndërhyrje në rastet emergjente.
Ndërsa deputeti Haradinaj ka kërkuar përgjigje konkrete nëse Kosova ka marrëveshje me Shqipërinë në rast të një krizë me energjinë elektrike.
Sipas Kurtit, me Shqipërinë ekziston dakordim edhe për këmbim./21Media

Back to top button