​Kurti në ditëlindjen e Ukshin Hotit: Sikur ta kishim mes nesh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e lindjes së veprimtarit Ukshin Hoti, ka thënë se ai është zhdukur me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë.
Kurti tutje ka shtuar se në çdo datë të tij apo të heronjve të tjerë të mendimit e të veprimit, vendet bëhen të gjalla, në qytet do të kishte qendërzime bisedash rreth temës së lirisë dhe politikës.

“Njëjtë është çdo ditë në nder të Ukshinit në shtëpinë e tij në Krushë, por njëjtë është në meditimin tim për të. Sepse çdo përsiatje e ka për shkak një sugjerim të tij. Ja për shembull, kur në një paragraf, hedh dy dekada përvojë në rrethet intelektuale. Po e përmbledh atë këtu në formën e një diagonaleje ekzistenciale edhe kuptimore: “Gjykuar sipas qëndrimeve dhe aktiviteteve rreth Kosovës (në vështrim të gjerë) duket sikur bëhet i dukshëm synimi i amerikanëve mbi bashkimin e Evropës përmes evropianizimit të Gjermanisë… Analogjikisht, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pa dyshim se rusët do ta përjetonin si gjermanizim të tepruar të Evropës”. Këtë diagonale e gjeni të plotë në bisedën me Kadarenë. Këtë libër e dua shumë sepse nga fakti i dialogut, Ukshini është shumë i gjallë. Ky i zhdukur maksimal prodhon diagonale të mëdha të eksperimentit të mendimit. Por natyrisht, për të kuptuar analitikën e këtij vullneti, më duhet t’i kthehem filozofisë politike të çështjes shqiptare. Aty nuk është gjallimi prej dialogu, por gjallimi prej pune.
Është në virtytin e të zhdukurit të jetë i gjallë mes nesh. Është në vetinë e të zhdukurit maksimal të jetë orientuesi më i gjallë mes nesh”, ka shkruar ndër tjera Kurti në Facebook./21Media
Back to top button