​Kurti premton hapjen e urës në Mitrovicë

Vetëvendosje premton ndryshime rrënjësore

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore që ka mbajtur sot në Mitrovicë, ka thënë se me Vetëvendosjen, ura në Mitrovicë do të hapet e qyteti do të bashkohet.

Kurti ka thënë se shpërbërja e Jugosllavisë ka nisur në Trepçë, ndërsa, Kosova do të bëhet përmes Trepçës.

“Sot Mitrovica e ka papunësinë më të mashe në Kosovë, mirëpo më 11 qershor Mitrovica dhe qytetarët e saj e kanë mundësinë ta ndryshojnë këtë gjendje”, tha ai.

Sipas tij, me Qeverinë e Vetëvendosjes pas 11 qershorit do të bëhen ndryshime rrënjësore në shumë fusha, duke përfshirë këtu edhe në Trepçë, në të mirë të qytetarëve.

Ai potencoi se qeveria e VV-së do të ketë prioritet punësimin dhe sigurinë e qytetarëve në veri.

Kurse, kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se Mitrovica është plaga e Kosovës që më së shumti na pezmaton.

“Njerëzit këtu janë për plotë shpresë, andaj ta bëjmë shtetin e Kosovës të fuqishëm e të zhvilluar më 11 qershor. Ndarja e Mitrovicës nuk është fatkeqësi natyrore por është tradhti, ka përgjegjës të cilët shëtisin të lirë, madje edhe kërkojnë votën .. janë të njëjtit tradhtarë që deshën Zajednicën dhe po e mbajnë Mitrovicën të ndarë. Vetëvendosje e ka në plan të parë bashkimin e Mitrovicën, strukturat paralele do të shuhen dhe do të arrestohen, ndërsa do të shtrihet sovraniteti në mbarë territorin e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, Aida Dërguti tha se nuk ka shtet dhe drejtësi në Kosovë pa e bashkuar Mitrovicën.

“Me votën e VV më 11 qershor ne do të sjellim drejtësinë, demokratizimin dhe zhvillimin e Kosovës”, ka thënë ai.

Back to top button