Kurti: Reciprociteti ndaj targave të Serbisë nuk është provokues
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin nuk është provokim.
“Ky nuk është një provokim, as diskriminues. Në këtë masë reciproke, ose Kosova dhe Serbia kanë të drejtë ose të dyja gabojnë. Ose ne i mbajmë të dy llojet e targave ose ato do të hiqen krejt. Liria e lëvizjes është një e drejtë që nuk duhet dhe nuk do të shkelet nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Kurti në twtter.
This isn’t a provocation, nor is it discriminatory. In this reciprocal measure, either Kosova & Serbia are both right or both wrong. Either we keep both types of plates, or they will be removed altogether. Freedom of movement is a right that must & will not be violated by RKS.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2021
Kurti po ashtu ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
“Sot, me ministrin Xhelal Sveçla, u takuam me ambasadorët e QUINT-it dhe kreun e EUOK në lidhje me vendimin e djeshëm për sigurimin e targave të përkohshme për makinat që hyjnë në RKS me targa serbe. I informova se nuk kishte ndodhur asnjë incident dhe se policia është atje për të ruajtur rendin dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti.
Janë bërë dy ditë qëkur dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat e Serbisë./21Media