​Kurti: Serbia po merr fonde nga BE-ja, por po militarizohet nga Rusia dhe Kina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se gjatë takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e njoftoi atë për gjendjen në veri.
Kurti u shpreh se vendimi për reciprocitet për targa është një dakordësi e vjetër, teksa shtoi se Serbia po merr fonde nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që po militarizohet nga Rusia dhe Kina.
“Me reciprocitet nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim, por një dakordësi të vjetër. Serbia kësaj iu përgjigj me manovra ushtarake. Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok, pas kërcënimeve serbe. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë kur Serbia merr fonde nga BE, por nuk demokratizohet dhe jo të militarizohet nga Rusia dhe Kina”, tha Kurti ndër tjera.
M
ë 20 shtator, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për masen e reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë./21Media 

Back to top button