​Lajçak takon shoqërinë civile

Miroslav Lajçak, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile.
Ai me këtë rast ka thënë se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në promovimin e pajtimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
“I kënaqur që takohem me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. Ata kanë një rol të rëndësishëm në komunikimin e përfitimeve të normalizimit për qytetarët, promovimin e pajtimit dhe ndërtimin e urave ndërmjet komuniteteve”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.
Lajçak së bashku me emisarin amerikan për dialogun Gabriel Escobar ndodhen për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ata janë takuar me krerët e institucioneve të vendit, përfshirë partitë opozitare në Kuvend./21Media

Back to top button