​LDK dhe PDK më së shumti asambleistë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale.
Sipas rezultateve, del se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë më së shumti asambleistë, nga 206 secila në tërë vendin.
Sa i përket votave, LDK-ja ka marrë 170 mijë e 134 vota, ndërsa PDK 161 mijë e 645 vota.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale pasi ka marrë 168 mijë e 84 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 9 mijë e 863 vota në tërë vendin dhe do të ketë 120 asambleistë.
NISMA në të gjithë vendin ka fituar 21 ulëse, pasi ka marrë 18 mijë e 455 vota.
Aleanca Kosova e Re do të ketë vetëm 8 asambleistë, pasi ka marrë 10 mijë e 277 vota.
Lista e pavarur Bekim Jashari do të ketë në Skenderaj 10 ulëse, pasi ka marrë 6 mijë e 694 vota.
Lista Serbe në komunat ku ka garuar do të ketë 147 asambleistë.

Back to top button