​Limaj përshëndet lirimin e Lushtakut

Limaj ka thënë se lirimi i Lushtakut është një lajm shumë i mirë

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka përshëndetur vendimin për lirimin e bashkëluftëtarit të tij, Sami Lushtaku, nga të gjithat akuzat për krime lufte.

“Lirimi i tij sot është një lajm shumë i mirë, dhe shpresojmë që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të bashkëluftëtarëve tanë të tjerë, që ende pa drejtësisht po ju merret liria”, ka shkruar Limaj, në Facebook.

“Në historinë e Kosovës lufta çlirimtare e UÇK-së, është faqja më e ndritur e saj. Kjo luftë e pastër dhe patriotike e jona u shënua me gjak dhe sakrifica të panumërta të popullit tonë. Bijtë dhe bijat më të vyer të popullit shqiptar të Kosovës dhanë lulen e rinisë për lirinë e pavarësinë e vendit. Ndërkohë figura të shquara të kësaj epopeje luftarako-patriotike, mbas lufte po përballën me akuza të pavërteta, një ndër ta është edhe Gjenerali, Sami Lushtaku, që po mbahej prej kohe në paraburgim me akuza të rrejshme. Lirimi i tij sot është një lajm shumë i mirë, dhe shpresojmë që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të bashkëluftëtarëve tanë të tjerë, që ende pa drejtësisht po ju merret liria”, thuhet në postimin e Limajt.

Back to top button