​Llapi nga nesër nis përgatitjet për garat evropiane

Klubi i futbollit “Llapi” nesër do t’i fillojnë përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare.
Stërvitja e parë do mbahet në fushën sintetike në Dumosh nga ora 18:00 dhe do të jetë e hapur për media, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Podujeva,
Pas një pushimi dhjetë ditor, skuadra i rikthehet punës për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të UEFA “Conference League” të cilat nisin nga data 7 korrik.
Kundërshtarin për rrethin e parë, fituesit e Kupës së Kosovës do ta mësojnë më 14 qershor në shortin që do hidhet në Nyon të Zvicrës./21Media

Back to top button