​Llapi synon të bëjë historinë kundër Shkupit, ja formacionet zyrtare

 
Me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Llapit dhe Shkupit, e vlefshme kjo për raundin e parë të kualifikimeve në UEFA Conference League.
Në ndeshjen e parë, e cila u zhvillua në “National Arena Teodor Proeski”, Shkupi siguroi fitore solide prej 2:0 kundër llapjanëve, përmes golave të Markoski në minutën e 36’ dhe Rwatubyaye në 90’+4.
Një gjë interesante e kësaj ndeshjeje do të jetë prania e tifozëve, ku 30% e tribunave do të jetë e mbushur me “Legjendat” dhe “Shvercerat”.
Tanimë, të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë ndeshjen dhe ato i gjeni më poshtë.
Llapi (4-3-3): Coric; Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi; Ramadani, Hoti, Shabani; Maliqi, Firmino Dos Anjos, Sadriu.
Shkupi (4-2-3-1): Naumovski; Iljazi, Rwatubyaye, Faustin, Zuka; Shabani, Cheshmedjlev; Kitanovski, Alvarez, Cvetanoski; Markoski.
20:00 Llapi – Shkupi (Stadiumi Fadil Vokrri).

Back to top button