​MAShTI ndan bursa për komunitetin RAE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka ndarë bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Ministrja Arbërie Nagavci sot ka bërë të ditur se me këtë projekt synojnë përfshirjen e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë në shkollat publike dhe sigurimin e iniciativave, përfshirë ndarjen e bursave për të reduktuar braktisjen e mësimit tek nxënësit e këtyre komuniteteve.

“Sot kemi shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022. Bursat do të ndahen për nxënësit e këtyre komuniteteve të regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës, për këtë vit shkollor. Me këtë projekt synojmë, përfshirjen e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë në shkollat publike dhe sigurimin e iniciativave, përfshirë ndarjen e bursave për të reduktuar braktisjen e mësimit tek nxënësit e këtyre komuniteteve. Po ashtu, synojmë rritjen e numrit të nxënësve që do të ndjekin arsimin e mesëm të lartë përmes mbështetjes financiare me bursa dhe ngritjen e suksesit të nxënësve duke iu ofruar mbështetje financiare. Lartësia e bursave do të jetë 300 euro për një vit mësimor”, ka shkruar Nagavci në Facebook./21Media
Back to top button