​Mbi 33 mijë raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë. Krahas rritjes së numrit të të infektuarve, është rritur edhe numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht, janë 33 mijë e 538 raste aktive me koronavirus.
Komuna e Prishtinës ka më së shumti raste aktive.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 8 mijë e 618 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Komunën e Prishtinës, në Pejë janë 2 mijë e 608 raste, në Gjilan 2 mijë e 320, në Prizren 2 mijë e 269, në Mitrovicë 1 mijë e 614, në Gjakovë 1 mijë e 605, Fushë Kosovë 1 mijë e 585, Ferizaj 1 mijë e 519, Lipjan 1 mijë e 320, si dhe komunat e tjera me qindra raste.
Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së të mërkurën janë regjistruar edhe 6 viktima dhe 2 mijë e 590 raste të reja me koronavirus./21Media

Back to top button