Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19
Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 77 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), më së shumti raste aktive vazhdon të ketë Komuna e Prishtinës. Aktualisht në kryeqytet janë 1 mijë e 329 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 2 raste të vdekjes dhe 133 raste të reja pozitive me COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për masat e reja në përballje me koronavirusin, nga 27 shtatori.
Ai ka konfirmuar se do të ketë hapje të shkollave e të çerdheve dhe do të mundësohet funksionimi i gastronomisë edhe në ambiente të brendshme, por me kushtin që të pranishmit të jenë të vaksinuar./21Media