​Mbi 93 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës antiCovid

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 927 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324 mijë e 107 doza të vaksinës.
Tutje në njoftimin e MSh-së thuhet se deri më sot 93 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 144 testime të kryera. Betejën me virusin e ka humbur një qytetar./21Media

Back to top button