​Mbi katër orë pritje në Merdare

Pritje me orë të tera janë duke përjetuar mërgimtarët tanë që po e lënë Kosovën, pas përfundimit të festave të fundvitit

Siç raporton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën doganore në Merdare, pritjet shkojnë deri në 250 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 1.5 km.

Pritje me orë të tera janë duke përjetuar mërgimtarët edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Aty mërgimtarët detyrohen të presin deri në 180 minuta, kurse kolona e automjeteve është e gjatë 1 km.

Edhe në pikën kufitare Muçibabë, në mbrëmjen e sotme për ta lëshuar Kosovën duhet të pritet 90 minuta, raporton KosovaPress.

Në Jarinje duhet të pritet 70 minuta, kurse në Mutivodë 30 minuta.

Sa herë mërgimtarët vijnë në Kosovë dhe kur kthehen në mërgim, gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit, detyrohen të presin me orë të tëra në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Autoritetet e Kosovës për shkaktimin e kësaj situate kanë fajësuar vazhdimisht autoritetet e Serbisë, të cilët qëllimisht e neglizhojnë punën në pikat kufitare, duke mos e rritur numrin e personalit në kohën kur ka fluks të madh të udhëtarëve.

Back to top button