​Mbyllen dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

 
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që kanë filluar nga ora 18:45 ku u ballafaquan Atalanta me Young Boys dhe Zaniti me Malmon.
Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur skuadrën e Young Boys me rezultat minimal 1-0 me golin e Pessinas në minutën e 68’ duke arkëtuar kështu tri pikë të reja në grupin F të cilin tani edhe e kryeson me katër pikë pas dy ndeshjeve.
Për Atalantën në këtë ndeshje nga minuta e parë ka luajtur mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti.
Zeniti nga ana tjetër ka shënuar fitore të thellë ndaj Malmos me rezultat 4-0 ku golat u realizuan nga Claudinho në minutën e nëntë, Kuzyayev në të 49’tën dhe Sutormini në minutën e 80’.
Malo luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 53’ e ndeshjes kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Ahmedhodzic.
Zeniti ka tri pikë në grupin H, kurse Malmo mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve.

Back to top button