​Mehaj: S’mund ta lejojmë ndikimin ruso-kinez në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes ISDEF 2022, në Tel Aviv.
Para pjesëmarrësve në Konferencën e menaxhimit të krizave, paraqiti fjalimin me temën “Kosova- Menaxhimi i krizave në nivel kombëtar”.
Mehaj tha se se qëllimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe BE, pasi nuk mund të lejohet një ndikim i Rusisë dhe Kinës në rajon.
Ministri tutje shtoi se tani Kosova është një vend i vogël në mes të Ballkanit, por luan një rol të madh, veçanërisht në sektorin e sigurisë.
“Fakt është se ne kemi nevojë për më shumë prani të SHBA-së në Kosovë për arsyen se nuk mund të lejojmë Rusinë dhe Kinën të ndikojnë në Ballkan duke përdorur Serbinë si mjet për të përhapur ndikimin e tyre në rajon. Çdo ditë shohim synimet e tyre për afrim dhe ndikim për të shkaktuar probleme, por kërkesa ime është gjithmonë: Më shumë prezencë e SHBA-së në Kosovë, sepse Kosova mund të jetë shembull i një vendi funksional dhe vetëm duke pasur mbështetjen e aleatëve tanë më të fortë mund ta bëjmë këtë”, deklaroi ndër tjera Mehaj./21Media

Back to top button