Meta: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë të ditur se pas zjarrit tanimë tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Meta në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
Ai ka treguar se në orët e hershme të mëngjesit të së martës pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës./21Media