​Ministria e Financave ndan 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës së djegur në Dajac të Malit të Zi

Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për ndërtimin e shkollës së djegur të fshatit Dajac, Rozhajë në Mal të Zi.

“Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi.Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën dhjetë mijë euro (10,000.00€).”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Bëhet e ditur se ky vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020./21Media

Back to top button