Ministri belg: Do të ketë hetim për dhunën e shkaktuar në prag të Vitit të Ri
Brukseli kishte një skenë dhune gjatë vitit të ri
Dhuna në rrugë, grabitja e dyqaneve, si dhe sulmet që ndodhën në prag të Vitit të Ri në rrugët e Brukselit, janë të papranueshme, tha sot ministri i Brendshëm belg, Peter de Creme.
Ai në një deklaratë për Televizionin VTM, tha se ai do të kërkojë kryerjen e një hetim gjithëpërfshirës, ku do të përcaktohet se “ku ishin të metat dhe se çfarë shkoi keq”.
Po ashtu ai deklaroi se nuk guxon të ketë “zona të ndaluara” në rrugët e Belgjikës.