​MKRS shpërblen me çmime artistët Agush Beqiri dhe Faik Krasniqi

 
Ministria e Kulturës ka ndarë çmimin kombëtar për vepër jetësore, “Muslim Mulliqi” për Agush Beqirin dhe çmimin vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor, për Faik Krasniqin.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se këto çmime janë mirënjohje për artistët në këtë fushë të artit.
“Jam shumë i lumtur që si ministër kemi mundësi edhe në këtë formë kemi mundësi të shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti u jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale”, ka thënë ai.

Back to top button