​Moti për javën e ardhshme

 

Gjatë katër ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të hënën dhe të martën do të ketë më shumë rreze dielli, kurse, nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë vendin duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë deri me datë 17 maj, kur pritet një ndryshim pak sa më i theksuar i motit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./21Media 

Back to top button