​Murati për 100 eurot: Përfituesit do t’i pranojnë paratë këtë javë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se ndarja e 100 eurove për të punësuarit e sektorit privat do të bëhet këtë javë, ndërsa për studentët aplikimi është ende i hapur.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme prej 100 euro për të punësuarit e sektorit privat dhe për studentët.
Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret, ka bërë të ditur ministri Murati.
Murati tutje ka thënë se tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë.
“Për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta”, ka shkruar Murati në Facebook./21Media

Back to top button