​Ndeshjet e shtatorit, Giresse flet sot para mediave

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të dal sot para mediave ku do të flas në prag të dy ndeshjeve të radhës.
“Dardanët” tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, të cilat i luan gjatë këtij muaji, kundër Irlandës së Veriut në Belfast, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Konferenca do të zhvillohet nga ora 13:00, ndërsa paraprakisht, nga ora 10:30 do të zhvillohet stërvitja e radhës në Kampion Nacional në Hajvali.

Back to top button