Në ditën e parë të punës së kryetar, Rama pret në takim Abdixhikun
Në ditën e parë të punës si kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama priti në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.
Rama ka thënë se me Abdixhikun kanë biseduar për vizionin, projektet dhe punët e shumta që i presin për ta transformuar qytetit.
“E falenderoj përzemërsisht për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe i pranoj urimet për detyrën dhe obligimin e madh ndaj menaxhimit të kryeqytetit dhe ndaj gjithë qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar të martën para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës. Detyra iu dorëzua Ramës nga ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti./21Media