​Nën këtë logo do të zhvillohet “Final Four” i Ligës Unike

Të enjten në konferencën për media për organizimin e “Final 4” të Ligës Unike në basketboll është zbuluar edhe logo e “Final Four”, që do të mbahet në Pejë, më 20 dhe 21 prill.
Logo është punuar nga KB Peja, me ngjyra kuqezi, që janë ngjyrat e Ligës Unike, si dhe Heroin Kombëtar nga Peja, Haxhi Zeka.
Kujtojmë se ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 20 prill, kurse sfida për vendin e tretë dhe finalja zhvillohen më 21 prill.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pejë./21Media

Back to top button