Ngjarjet e datës 10 prill 2022
Zhvillohen xhirot e radhës të Superligës Pingpong në kategorinë e meshkujve dhe femrave.(Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 10:00).
Me rastin e 23 vjetorit të dëbimit të Shqiptarëve të Kosovës “EKSODI’99” në Bllacë, hapet ekspozita e Asllan Krasniqit, me dy tema të ndryshme.(Qendrën Përkujtimore “Bllacë 1999”, në Hani i Elezit, ora 13:00).
Bëhet promovimi i dokumentarit “Okarina e Runikut” për nder të një vjetorit të vdekjes së Shaqir Hotit, kantautor, instrumentist dhe krijues i Instrumenteve muzikore.(Kino Armata, ora 16:00).
Vazhdon turneu i YDF-së për grupmoshat U14 në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.(Palestra ‘13 Qershori’ në Therandë).