Ngjarjet e datës 13 tetor
Vazhdon seanca gjyqësore kundër Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00).
Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik të Prishtinës, do të organizojë tryezë shkencore kushtuar 100- vjetorit të Kongresit Arsimor të Lushnjës. (Ora 10:00).
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton në Komisionin për Buxhet lidhur me kalendarin e auditimeve dhe caktimin e pagës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00).
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Parkingu prapa stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 10:30).
Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), mban konferencë për media, në të cilën do të publikohet raporti “(Pa) Ligjshmëria e tenderëve të anuluar”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00 – 11:30).
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media me temën “Energjia elektrike”. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00).
Shënohet “Dita pa sytjena” si formë vetëdijesimi për testim për kancerin e gjirit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:30-17:00).
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin zgjedhor të kësaj partie. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj” Pejë, ora 15:00).
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës promovon librin “Përdhunimi: Një histori turpi, ditari i të mbijetuarve” dhe ndarja e çmimit “Vasfije Courage Award”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 16:00).
Përurohet palestra sportive. (Përballë Parkut “Idriz Rreci”, Skenderaj, ora 16:00).
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Isniq. (Palestra sportive, pranë stadiumit të qytetit, ora 17:00).
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj mban takim me banorë të lagjeve të Kodrës së Trimave, Bardhoshit, Kolovicës. (Shtabi Zgjedhor i AAK-së Prishtinë, ora 18:00).