​Ngjarjet e datës 21 korrik

 
Mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 09:00).
Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, komuna e Rahovecit organizon një sërë aktivitetesh, ora 09:00-11:00.
Agjenda:
Ora- 09:00 – Homazhe te Kopshti i dëshmorëve – Rahovec.
Ora-09:30 – Homazhe te shtatorja e Shejh Myhedin – Shehut – te Teqeja e Madhe e Halvetive- Rahovec
Ora-10:00 – Homazhe te lapidari – Pompa Teuta – Rahovec
Ora-10:30 – Homazhe për dëshmorët te Kompleksi Përkujtimor “Maja e Shkodranit” – Rahovec
Ora-11:00 – Përurimi i monografisë “Shqiponjat s’e braktisin folenë”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi – Vendi: Salla e Kuvendit Komunal- Rahovec.
Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”. (Holli i Kuvendit, ora 09:30)
Shënohet fillimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”, merr pjesë shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Restorant “Collection”, Prishtinë, ora 09:45)
Nga 21-23 korrik 2021 Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. (Ndërtesa e Kuvendit, 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. I ftuar ministri Xhelal Sveçla. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 10:00)
Vazhdon mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal. (Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
Komisioni për Integrime Evropiane takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit në procesin e integrimit evropian të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
Mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:45)
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, ora 13:00)
Mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. (Hagë, ora 14:30).

Back to top button