​Ngjarjet e datës 28 qershor

 
Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjim publik lidhur me ecurinë e nxjerrjes së akteve nënligjore të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor organizon debat publik për draft – rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për parkim dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt, organizimin e vend-parkingjeve me ppp, si dhe organizimin e vend-parkingjeve private në Prizren. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin vjetor të KQZ-së për vitin 2020; formimi i grupit punues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve; shqyrtimi i ecurisë së konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban përgatitje për tryezën për të drejtat dhe sigurinë e pacientëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, seksioni i shkencave të natyrës, paraqet botimin “Komfori termik” nga Fejzullah Krasniqi dhe Rexhep Selimaj.(Salla e Akademisë, ora 11:00)
Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori komunal për Punë dhe Mirëqenie Sociale Islam Thaqi vizitojnë objektin e Shtëpisë për të Moshuar në lagjen “Dardania”, dhe objektin e Qëndrimit Ditor në lagjen “Terzimahallë”. (Ora 11:30)
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas së Shqipërisë organizojnë takime B2B mes grave ndërmarrëse Kosovë – Shqipëri. Merr pjesë Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Hotel “Nartel”, ora 14:00-17:00)
Grupi Marakli t’kerreve në bashkëpunim me OneLife Rally organizon aktivitetin e radhës. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 17.00)
Bëhet hapja zyrtare e Javës së Krenarisë 2021 nën përkujdesjen e Zyrës për Qeverisje të mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit- Zyra e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 18:00)
Në kuadër të Javës së Krenarisë mbahet eventi “Let’s Pride”. Marrin pjesë ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku dhe zëvendës ambasadori britanik Jacob Webber. (KLUBI M, ora 19:30).

Back to top button