​Ngjarjet e datës 5 nëntor

Mbahet sesioni i dytë i punës i Takimit VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. (Salla plenare e Kuvendit, ora 09:00).
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit (Dragodan, ora 09:30).
Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00).
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00).
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë – Ekipin e OKB-së së Kosovës (UNKT), nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim, me moton “Portretizimi i përgjegjshëm i varfërisë”, do të mbajnë edicionin e 16-të të ceremonisë “Çmimi për raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë”. (Libraria Dukagjini, ora 11:00).
Hapet e Qendra me Bazë në Komunitet të organizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në kuadër të implementimit të projektit të mbështetur nga UNICEF. (SHFMU “Haradin Bajrami”, Magure, Lipjan, ora 10:00).
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00).
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës. protestojnë para ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:30).
Lëvizja Vetëvendosje mban akademi përkujtimore (Amfiteatri i ri në Bibliotekën Qendrore të UP-së, Administrata e UP-së, salla koncertale, ora 12:00).
Mbahet konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve të takimit VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE, Mimoza Kusari-Lila dhe Romeo Franz. (Holli i Kuvendit, ora 12:30).
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga Restaurant Simphony, ora 13:00).
Fondi Monetar Ndërkombëtar për Kosovën prezanton vlerësimet e ekipit të FMN-së pas misionit konsultues sipas Artikullit të IV që është zhvilluar në mënyrë virtuale nga 20 tetori deri me 4 nëntor. (Zoom, ora 14:00).
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formimin e grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00).
Dhurohet gjak në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! (rr.Behije Dashi, Prishtinë, ora 15:30).
Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin nga 5 qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari. (Ora 20:00).

Back to top button