​Ngjarjet e datës 5 tetor

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30- 16:00).
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00).
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00).
Organizata ETEA në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe shkollat përfituese vijon me ceremonitë hapëse të “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” (Shkolla “Zekria Rexha”, rruga “Nënë Tereza” nr.75, Gjakovë, ora 11:00 dhe shkolla “Fehmi Agani”, rruga “Ymer Pula” p.n. Gjakovë, ora 14:00).
Hapet Festivali i Filmave Malor BANFF KOSOVO. (CINEPLEXX, Prishtinë, ora 18:30).

Back to top button